SPB Tetovë: Arrestohet një polic për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare - Bota Sot
SPB Tetovë: Arrestohet një polic për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare

Maqedonia

SPB Tetovë: Arrestohet një polic për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 17:37

Dje rreth orës 13:00 pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë – Stacioni policorë Gostivar kanë arrestuar 50 vjeçarin me inicialet A.B i punësuar në Stacionin policorë për mbikëqyrje dhe kontroll kufitar, për shkak të dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Më datë 21 shtator rreth orës 16:20 minuta, në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës Dibër, oficeri policor për kontroll kufitar A.B ka ndaluar për kontroll veturën “Kia” me targa të Ohrit drejtuar nga 61 vjeçari me inicialet P.B.H shtetas i Holandës dhe për shkak se gjoja ka kryer shkelje në komunikacion prej tij ka marrë 20 euro”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Ata shtojnë se po punohet në zbardhjen e plot të rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...