Dimovski: Prokurorët marrin paga në PSP, ndërsa përfaqësojnë Prokurorinë Themelore

Maqedonia

Dimovski: Prokurorët marrin paga në PSP, ndërsa përfaqësojnë Prokurorinë Themelore

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 12:25
Ilija Dimovski

I akuzuari në rastin “Titanik” Ilija Dimovski në seancën e sotme kërkoi që të anulohen seancat deri sa nuk zgjidhet çështja e ish-prokurorëve special.

Deputeti Dimovski tha se kanë informacione që prokurorët vazhdojnë të marrin paga në PSP ndërsa vijnë në seanca për të përfaqësuar Prokurorinë Themeloren me autorizim të Ljubomir Joveskit.

Kundër prokurores së kësaj lëndë Lile Stefanova foli edhe avokati Elenko Millanov, duke thënë se me vendimin e Këshillit të Prokuroreve Publik ajo tani është prokurore në Radovish dhe nuk është kompetente për të përfaqësuar organin e akuzës në rastin “Titanik”.

Edhe avokatët tjerë në kërkim të anulimit të seancës thanë se Ligji i Speciales është ende ne fuqi dhe nëse vazhdon kjo seancë do të shkelet Ligji i Prokurorisë Publike dhe Ligji i procedurës penale. Megjithatë gjykata refuzoi kërkesën e Dimovskit dhe palës mbrojtëse, dhe vendosi që seanca të vazhdoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat