Fatime Fetai: Deklaratat e Verushevskit nuk do të ndikojnë në procedurat e PSP-së

Maqedonia

Fatime Fetai: Deklaratat e Verushevskit nuk do të ndikojnë në procedurat e PSP-së

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:17
Fatime Fetai

Ish-prokurorja speciale Fatime Fetai para fillimit të seancës së sotmet për lëndën “Dhuna në Qendër”, tha se deklaratat e ish-shefit të DSK-së, Zoran Verushevski, se “bombat” janë të modifikuara dhe komprometuara, nuk do të ndikojnë në procedurat e PSP-së.

“Sipas meje, jo. Kjo nuk mund të ndikojë në autenticitetin e materialeve që i posedojmë, e as në procedura. Bëhet fjalë për deklaratë që nuk është përfunduar”, tha Fetai, duke shtuar se Verushevski do të merret në pyetje edhe nga palët në procedurë gjyqësore.

“Saktësim dhe shpjegim duhet të jep vetëm Verushevski”, theksoi Fetai.

Ndryshe, në seancën e fundit gjyqësore për rastin “Shënjestra-Fortesa”, Zoran Verushevski, i cili është këshilltar për siguri kombëtare i kryeministrit Zoran Zaev, dha deklarata të kundërta me ish-kolegët e tij, Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski.

Verushevski tha se “bombat” nga DSK-ja janë transferuar në LSDM, duke shtuar se ato janë modifikuar dhe komprometuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat