Lazarevski: Gjithmonë kam qenë dhe jam transparent

Maqedonia

Lazarevski: Gjithmonë kam qenë dhe jam transparent

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:49
Gjorgji Lazarevski

Ish-zyrtari i inteligjencës, Gjorgji Lazarevski, pas deklaratave të Zoran Verushevskit në rastin “Shënjestra-Fortes”, për “Faktor” tha se gjithmonë ka qenë transparent, edhe kur të gjithë të tjerët kanë heshtur dhe se edhe në të ardhmen do të jetë transparent.

Verushevski me dëshminë e tij në gjykatë tërhoqi vëmendjen e opinionit sepse deklaroi se “bombat” së pari nuk kanë arritur tek ai, por Lazarevski ato i ka sjell në LSDM, me çka ai vetëm i ka analizuar si përgjegjës për siguri të politikave të partisë.

Lazarevski për këtë rast dëshmoi në nëntor të vitit të kaluar dhe deklarata e tij ishte precize.

“Në një ose dy javë ne kemi përpunuar sistemin e nxjerrjes. Për herë të parë, Zvonko eksportoi biseda të përgjuara në fund të vitit 2010, ekskluzivisht përmes SMS. Gjithçka më ishte dërguar. Pastaj ia dhashë Verushevskit. I kopjova në një disk të koduar të jashtëm, e mbusha në mënyrë kronologjike kur hyri materiali dhe e mbaja me vete për tre vjet. Atë disk Svonko ma ka dhënë në korridorin e MPB-së. E mora dhe e futa në xhep. Nëse dikush më pyeste se çfarë kisha, unë planifikoja ta përplas, ta thyeja. Por në të gjitha ato eksportime, askush nuk më pyeti”, tha Lazarevski para gjykatës vitin e kaluar.

Verushevski, nga ana tjetër, pardje e mohoi këtë.

“Gjorgji Lazarevski ishte një nga njerëzit që solli dokumentet në parti. Ai person siguroi materialet para kthimit tim nga Italia në Maqedoni dhe vazhdoi në vitin 2014”, tha Verushevski gjatë seancës gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat