Deskoska: Ende po bëhen përpjekje që të arrihet konsensus për ligjin e prokurorisë

Maqedonia

Deskoska: Ende po bëhen përpjekje që të arrihet konsensus për ligjin e prokurorisë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:05
Renata Deskoska

Ende nuk është caktuar takim i ri i grupeve punuese për Ligjin e Prokurorisë Publike. Grupet kanë kontakte të vazhdueshme jo formale, informoi sot Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ministrja tha se edhe më tej po bëjnë përpjekje që të arrijnë konsensus me OBRM-PDUKM-në për ligjin e Prokurorisë dhe procesi të rrumbullaksohet në Kuvend.

“Ende nuk kemi planifikuar një takim. Ka kontakte joformale të cilat vazhdojnë vazhdimisht. Pra, ato nuk janë takime të të gjitha grupeve të punës, por të individëve nga ekipet negociuese. Ne ende po mundohemi të arrijmë një konsensus brenda Kuvendit edhe me grupin e deputetëve OBRM-PDUKM-së dhe ende nuk po shkojmë në një mundësi tjetër, sepse besojmë se duhet të arrihet një konsensus i përbashkët për ndërtimin e reformave në fushën në gjyqësorit, në segmentin e Prokurorisë Publike”, tha Deskoska.

Takimi i fundit i grupeve punuese u mbajt ditën e hënë. Ajo zgjati pak kohë dhe nuk u arrit marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat