Gerberich: Jam shumë optimist se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Maqedonia

Gerberich: Jam shumë optimist se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:57
Thomas Gerberich

Ambasadori gjerman në Maqedoninë e Veriut, Thomas Gerberich është optimist se në Samitin e Bashkimit Evropian në tetor do të merret vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në BE.

“Të gjithë e presim këtë vendim të Këshillit të BE-së dhe me të vërtet jam shumë optimist se kjo do të jetë votim i qartë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Edhe përkundër të gjitha vështirësive dhe të gjitha mangësive që ende ekzistojnë, Maqedonia e Veriut ka krijuar një tregim të mirë të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me rajonin që të jetë më afër njëri tjetrit. Në tre vitet e kaluara, Republika e Maqedonisë së Veriut i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët e saj”, tha Gerberich në konferencën e sotme të dedikuar për perspektivën e reformat zgjedhore.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut me marrëveshjen e Prespës ka bërë kthesë të madhe me dimensione historike dhe kjo marrëveshje duhet të jetë shembull për botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat