Avokati i “Boki 13”: Nuk pamë dëshminë e Zoran Milevskit

Maqedonia

Avokati i “Boki 13”: Nuk pamë dëshminë e Zoran Milevskit

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 16:51
“Boki 13”

Pas katër orë në Prokurorinë për krim të organizuar, Bojan Jovanovski shqyrtojë dëshmitë që kishte në dispozicion prokurorja Vilma Ruskovska kundër tij për rastin “Haraçi”.

I dyshuari i parë “Boki 13”, i cili erdhi së bashku me avokatin e tij Sasho Dukovskin iu prezantuan materialet me të cilën Ruskovska dëshmoi fajësinë e tij para gjyqit.

Prokurorja më herët deklaroi se ka mbledhur dëshmi verbale dhe materiale, së bashku me audio inçizimet. Plotësisht, në procedurën para hetimore u zbatuan edhe masat të veçanta hetimore.

“I pamë të gjitha dëshmitë të cilat janë gati deri më tani, ndërsa të tjerët nuk janë gati për shkaqe teknike. Nuk pamë asnjë dëshmi nga ndonjë politikan. Kemi ankesa se nuk pamë dëshminë e Zoran Milevskit – Kiçec kur hetimi ka mbaruar”, tha Dukovski.

Pas mbarimit të shqyrtimit të dëshmive në Prokurori, policia e ktheu “Boki 13” në paraburgim në burgun e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat