Janeva sot sërish në Prokurori, do të shqyrtojë dëshmitë kundër saj

Maqedonia

Janeva sot sërish në Prokurori, do të shqyrtojë dëshmitë kundër saj

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 08:52
Katica Janeva

Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin “Haraçi”, sot duhet të inspektojë dëshmitë në Prokurorinë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar, që do të përdoren kundër saj.

Këtë e paralajmëroi avokatja e saj, Irena Fërçkoska të martën kur së bashku me Janevën ishin në Prokurori që të njoftohen se ka përfunduar procedura hetimore, pas çka Janeva është kthyer në burg ku e vuan masën e paraburgimit për këtë rast.

Inspektim në dëshmitë dje ka kryer Bojan Jovanovski “Boki 13”, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Haraçi”.

Rastin “Haraçi”, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e hapi në korrik të këtij viti, kudër Bojan Jovanovskit “Boki 13” dhe Zoran Milevski-Kiçeec, që më pas hetimi të përhapet edhe kundër Katica Janevës.

Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa Zoran Mileski-Kiçeec me vendim të gjykatës prej të martën është dërguar në arrest shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat