LSDM: Kemi miratuar Ligjin për falimentim

Maqedonia

LSDM: Kemi miratuar Ligjin për falimentim

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 09:17
Foto

Nga partia në pushtet, LSDM thonë se si parti përgjegjëse, përparësia e së cilës janë qytetarët, do të vazhdojmë të zbatojmë masa dhe politika që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka miratuar një propozim tligj për sigurimin material të personave të papunë për privatizimin e ndërmarrjeve në pronësi të dominimit shtetëror, i njohur në opinion si Ligji për falimentim.

Me ndryshimet në Ligjin për falimentim, është zgjeruar përfshirja edhe të 1.000 punonjës të rinj të falimentimit që do të marrin përfitime mujore në para deri në daljen në pension të tyre”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se deri më tani, Ligji për falimentim ka përfshirësh 11.000 punonjës të falimentimit, ndërsa me ndryshimet e reja, 12.000 punonjës të falimentimit do të marrin kompensim mujor prej rreth 8.200 denarë deri në daljen në pension të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat