Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, rekomandohet vozitje e kujdesshme

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, rekomandohet vozitje e kujdesshme

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustruese

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndalesa.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Në aksin Tetovë-Kodra e Diellit ka punime në rrugë, të cilat pritet të zgjasin deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat