Sanchez: Spanja mund të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ka fundi i nëntorit

Maqedonia

Sanchez: Spanja mund të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ka fundi i nëntorit

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:05
Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dje pati një takim të shkurtër me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, dhe i ka dhënë shpresë se Kuvendi i Spanjës mund të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO, edhe për kundër aktiviteteve që pasojnë shtëpi për shkak të zgjedhjeve të reja në vend.

Sipas proceseve, të gjitha vendet që nuk kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do ta bëjnë këtë deri në fund të vitit, por Spanja është e vetmja anëtare “problematike” e Aleancës, pasi atje pasojnë zgjedhjet parlamentare, sipas raporteve të mëparshme, ky vend do të mund të të ratifikonte protokollin vetëm vitin e ardhshëm.

Sanchez i tha Zaevit se Kuvendi i Spanjës mund të votojë për ratifikimin e protokollit deri në fund të nëntorit, dhe me këtë situatë, siç njofton “360 gradë”, Maqedonia e Veriut do të mund edhe zyrtarisht të bëhet anëtare e plotë e NATO-s në Samitin e Londrës.

Sanchez nuk ka arritur të formojë një qeveri të re në Spanjë, kështu që vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të reja të caktuara më 10 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat