Elezi: Janë pranuar dy amendamente në rishikimin e buxhetit për infrastrukturë lokale

Maqedonia

Elezi: Janë pranuar dy amendamente në rishikimin e buxhetit për infrastrukturë lokale

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:59
Pamje nga takimi

Amendamentet me të cilat do të alokohen mjete për dy projekte të infrastrukturës lokale, janë pranuar nga Ministria e Financave në diskutimin e djeshëm në komision për rishikimin e buxhetit, në të cilën ka marrë pjesë edhe zv.ministrja e Financave, Shiret Elezi.

Bëhet fjalë për dy amendamente, njëri i propozuar nga deputetët e shumicës, e tjetri nga opozita, në të cilët thuhet se rreth 40 milionë denarë duhet të dedikohen për ndërtimin e rrugëve lokale dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit.

Zv.ministrja Elezi tha se rishikimi i buxhetit është proces demokratik dhe përmes dialogut konstruktiv do të sillen zgjedhjet më të mira për qytetarët.

Përndryshe, nga qeveria thonë se me rishikimin e buxhetit do të ndahen fonde për projekte që janë me interes si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë, siç është masa për subvencionimin e rritjes së pagave të sektorit privat, fondet shtesë për masat aktive të punësimit, fondet shtesë për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, për bujqësi dhe projekte të tjera.

Në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet po vazhdon debati për rishikimin e buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat