Maqedoni, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Maqedonia

Maqedoni, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:04
Foto

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me kërkesë të Ndërmarrjes Publike “Pyjet nacionale”, sot e hoqi ndalesën për lëvizje në pyje.

Vendimi për heqjen e pjesshme për lëvizje në pyll ishte sjellë më 7 gusht të këtij viti për shkak të paraqitjes së një numri të madh të zjarreve pyjore, ndërsa hiqet pasi për momentin,sipas informacioneve nga terreni, nuk ka zjarre aktive dhe nuk ka rrezik nga paraqitja e zjarreve të reja pyjore.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Policia pyjore dhe Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti edhe në periudhën e ardhshme do ta ndjekin gjendjen në teren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat