Hahn: E përshëndes vendimin e sotëm të Bundestagut për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Hahn: E përshëndes vendimin e sotëm të Bundestagut për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 22:38
Johahnes Hahn

Eurokomisionari Johahnes Hahn në rrjetin e tij social shkruan se “e përshëndes votimin e sotëm të Bundestagut gjerman për nisjen e bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor”.

Sipas Hahn, njohja e zhvillimit konkret është e rëndësishme si nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së.

Ndryshe, sonte Bundestagu gjerman votoi për dhënien e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

Për nisjen e bisedimeve me BE-në vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i BE-së ka mesi i muajit tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat