Kostov: Nuk ka pasur sulm fizik ndaj mjekëve, e as protesta para zyrës time

Maqedonia

Kostov: Nuk ka pasur sulm fizik ndaj mjekëve, e as protesta para zyrës time

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:11
Hristijan Kostov

Drejtori i spitalit “8 Shtatori” Hristijan Kostov, thotë se dje nuk ka pasur incident fizik, por konflikt verbal në mes mjekëve të Departamentit për kujdes intensiv dhe të afërmve të një pacienti, i cili mbrëmë ka ndërruar jetë.

Ai i demantoi shkrimet e disa mediumeve, në të cilat thuhej se pa pasur protesta para zyrës së tij.

“Pacienti është pranuar dje në orën 14:00. Nga ana e ekipit mjekësor është zbatuar gjithë procedura e nevojshme për pacientin. Por, për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar, probleme në zemër, probleme kronike në veshkë, në mbrëmje rreth orës 23:00 ndërroi jetë”, informoi Kostov.

Ai shtoi se drejtori i spitalit theksoi se deri tek konflikti verbal kishte ardhur pasi familja ishte informuar për vdekjen e pacientit, me ç’rast sigurimi kishte informuar policinë.

Spitali ka kërkuar që të kryhet autopsia e trupit të vdekur ashtu siç kërkohet me ligj, por të afërmit me vetë iniciativë kanë marrë trupin e pajetë. Kostov thotë se policia dhe gjyqësori do të duhet të vendosin për autopsi eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat