Ohër, kërkohet zgjidhje për plazhet pa koncesione

Maqedonia

Ohër, kërkohet zgjidhje për plazhet pa koncesione

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 14:33
Ohër

Koncesionarët me plazhet në Ohër kërkojnë zgjidhjen urgjente të kësaj çështje dhe tejkalimin e status kuo-së në të cilën ndodhen.

Nga Komuna thonë se marrëveshjet e qirasë kanë skaduar dhe se koncesionerëve dy vjet më parë iu dhanë vendime për rrënimin e objekteve dhe rikthimin e plazheve në gjendjen e tyre të mëparshme.

“Situata do të zgjidhet së shpejti. Ne nuk kemi asnjë bazë mbi të cilën mund të arkëtojmë ne. Ne nuk mund të marrim vendim për të ndaluar veprimtarisë në plazhet. E vetmja gjë që mund të bëj është të veproj ndaj vendimit, që u mor në qershor 2017, pas përfundimit të koncesioneve, dhe kjo është për të hequr dhe kthyer plazhet në gjendjen e tyre origjinale”-tha Konstantin Georgievski, kryetar i Ohrit.

Por koncesionerët thonë se nuk kanë marrë deri tani asnjë dokument për prishje.

“Fakti që disa prej kontratave kanë skaduar më herët, disave më vonë, nuk do të thotë se gjithçka është ndërtuar pa leje në plazhe. Unë pohoj se gjithçka është me dokumentacion … “-theksoi Ljupço Neçkoski, koncesionar në plazhin e Ohrit.

Fakti që disa prej kontratave kanë skaduar më herët, disave më vonë, nuk do të thotë se gjithçka është ndërtuar pa leje në plazhe. Unë pohoj se gjithçka është me dokumentacion … “-theksoi Ljupço Neçkoski, koncesionar në plazhin e Ohrit.

“Fakti që disa prej kontratave kanë skaduar më herët, disave më vonë, nuk do të thotë se gjithçka është ndërtuar pa leje në plazhe. Unë pohoj se gjithçka është me dokumentacion … “-theksoi Ljupço Neçkoski, koncesionar në plazhin e Ohrit.

Përveç kësaj, qiramarrësit gjithashtu thonë se gabohet në pretendimin se koncesionet e plazhit kanë skaduar.

“Si ka skaduar kontrata, kur unë iu pagova qira 400,000 denarë? Pse nuk mi kthyen nëse ka skaduar kontrata?”-pyet Ljupço Neçkoski, koncesionar në plazhin e Ohrit.

Nga Komuna thonë se me vendimin për të pezulluar përkohësisht planifikimin urban aktualisht iu janë “lidhur” duart, në mënyrë që ata të mund të lëshojnë një thirrje të re publike për plazhet nën koncesion. Siç njoftoi Alsat dhjetë ditë më parë, njoftimi se shteti do të lëshojë plazhet nën koncesion, dhe jo komunat e Ohrit dhe Strugës, kjo gjë është ende në procedurë. Ndryshimet në propozim ligjin për ndërtim, që është baza për të, tashmë është gati dhe po shqyrtohet nga partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat