Mickoski kërkon zgjedhje në mars, Zaev dëshiron mandat të plotë

Maqedonia

Mickoski kërkon zgjedhje në mars, Zaev dëshiron mandat të plotë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 15:04
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev mendon se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme kuvendare ndërsa kërkesa e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme kuvendare është e pabazë.

Sipas Zaev, Maqedonisë i duhet mandat i plotë në mënyrë që qytetarët t’i prekin përfitimet e integrimeve euroatlantike. Ai thotë se opozita po përpiqet të bllokojë shtetin e së drejtës.

“Shteti unë duhet të çojë mandat të plotë, t’i përmbushë premtimet që i ka ndaj qytetarëve, dhe më pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha Zaev.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, thekson qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet, por kjo në të njëjtën kohë gjendja aktuale në shtet kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare. Sipas tij, muaji mars është datë e mirë për zgjedhje.

“Mendoj se menjëherë pas vendimit të Këshillit Evropian, nëse Maqedonia do t’i nisë bisedimet me BE-në, dhe unë shpresoj se do të nisim bisedimet, mendoj se duhet të nisim zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat