Fati i fëmijëve në Idriziovë mbetet enigmë, vazhdojnë konsultimet me banorët për gjetjen e zgjidhjes

Maqedonia

Fati i fëmijëve në Idriziovë mbetet enigmë, vazhdojnë konsultimet me banorët për gjetjen e zgjidhjes

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:31
Foto

Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i nxënësve të Jurumlerit. Kaloi 1 muaj nga fillimi i vitit shkollor ndërsa ata ende po qëndrojnë në shtëpi në pritje të hapjes së një paralele shqipe në Idrizovë. Prindërit e nxënësve, ministri i arsimit dhe kryetari i Gazi Babës mbrëmë u dakorduan që të gjendet një zgjidhje afatgjate, e ajo është ndërtimi i një shkolle të re.

Sot ndonëse paralajmëruan se sërish do të ketë takim për të vendosur se ku do ta ndjekin mësimin nxënësit deri në ndërtimin e shkollës, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. Banorët kërkojnë që problemi të zgjidhet sa më shpejt.

“Unë jam prind i tre fëmijëve dhe nuk kam qenë në kundër protestë. Fëmijët shkuan në shkollë dhe u kthyen sepse kishte protestë. Duam ta zgjidhim këtë problem por jo në baza politike, fetare dhe nacionale. Duam të zgjidhim siç duhet. Nëse ndërtohet shkollë të ndërtohet për të gjithë, nëse jo , atëherë ka hapësira të lira në Njegosh, të punësohen edhe 2 arsimtar të tjerë dhe të le të vazhdojnë aty të mësojnë”, tha një prind.

Burimet të TV21 thonë se konsultimet me banorët e Komunës së Gazi Babës vazhdojnë ende në drejtim të gjetjes së një zgjidhje të përkohshme për nxënësit e klasës së gjashtë me mësim në gjuhën shqipe. Zgjidhja afatgjate është ndërtimi i objektit të ri shkollor, për të cilën gjë ministri Arbër Ademi dje theksoi se duhet kohë, ndërsa procedurat për ndërtimin e të njëjtit nga ana e Komunës do të fillojnë që nesër. Po ashtu, ditën e martë kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e së martës në Qeveri, përfshirë edhe përcaktimin e një dinamike për ndërtimin e objektit të ri shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat