Komiteti i Helsinkut sot prezanton raport për gjendjen dhe kushtet nëpër burgjet e Maqedonisë

Maqedonia

Komiteti i Helsinkut sot prezanton raport për gjendjen dhe kushtet nëpër burgjet e Maqedonisë

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut sot do ta prezantojë Raportin për gjendjen dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në vend, i përpiluar në kuadër të projektit “Jetë pas grilave”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së.

Raporti bazohet në vizita terreni të kryera prej përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit sipas metodologjisë të konfirmuar paraprakisht dhe në këtë drejtim përmban rezyme nga monitorimi i realizuar në terren.

Përqendrohet edhe në përparimet kryesore dhe sfidat e dokumentuara gjatë vizitave, ndërsa jep edhe rekomandime të përgjithshme për institucionet kompetente në drejtim të përmirësimit të situatës dhe kushteve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat