LSDM: Për dy vjet janë ndërtuar mbi 400 kilometra rrjet ujësjellësi dhe kanalizim

Maqedonia

LSDM: Për dy vjet janë ndërtuar mbi 400 kilometra rrjet ujësjellësi dhe kanalizim

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se gjatë dy viteve të qeverisjes së tyre, janë ndërtuar mbi 400 kilometra rrjet ujësjellës dhe kanalizim.

Ata thonë se në vend të përmendoreve, kanë investuar në infrastrukturë nëntokësore.

“Në gjithë territorin e shtetit, kemi ndërtuar mbi 400 kilometra ujësjellës dhe rrjet kanalizimi, prej të cilave përmes programit qeveritar rreth 240 kilometra, ndërsa tjerat janë ndërtuar me mjetet e vetëqeverisjeve lokale”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se deri tani janë lëshuar në përdorim stacionet e pastrimit të ujërave të zeza në Gjevgjeli, Radovish, Strumicë, Kërçovë, Prilep dhe Koçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat