Shkolla “Njegosh” nesër në Qeveri, Ademi ende nuk zbulon se kur do të fillojë mësimi për nxënësit

Maqedonia

Shkolla “Njegosh” nesër në Qeveri, Ademi ende nuk zbulon se kur do të fillojë mësimi për nxënësit

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 23:06
Foto

Kaloi 1 muaj nga fillimi i vitit shkollor ndërsa nxënësit e shkollës Njegosh mbetën larg bankave shkollore. Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i nxënësve të Jurumlerit.

Ata qëndrojnë në shtëpi në pritje të hapjes së një paraleleje shqipe në Idrizovë. Ministri i Arsimit Arbër Ademi as sot nuk zbuloi se kur do të fillojnë me shkollë nxënësit. Por thotë se kjo çështje do të diskutohet nesër në qeveri.

Ademi shton se çështja e shkollës është zgjatur dhe politizuar.

Dy ditë më parë prindërit e nxënësve, ministri i arsimit dhe kryetari i Gazi Babës u dakorduan që të gjendet një zgjidhje afatgjate, e ajo është ndërtimi i një shkolle të re. Banorët kërkojnë që problemi të zgjidhet sa më shpejt.

Përderisa institucionet po kërkojnë zgjidhje nxënësit tashmë 1 muaj po humbin mësimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat