LSDM: Prej sot hiqen kuotat për ilaçet me recetë, ne kujdesemi për qytetarët

Maqedonia

LSDM: Prej sot hiqen kuotat për ilaçet me recetë, ne kujdesemi për qytetarët

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:12
Foto

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e tyre ka përmbushur premtimin për shfuqizimin e kuotave për ilaçet me recetë.

Nga LSDM thonë se me shfuqizimin e kuotave për ilaçet është zgjidhur problemi dekadësh me mungesën e ilaçeve.

“Me këtë masë gjithashtu rritet kontrolli për dhënien e ilaçeve nga lista pozitive e Fondit për sigurim shëndetësor dhe eliminohet favorizimi i barnatoreve dhe pengohet konkurrenca”.

“Në kuadër të masave për përmirësimin e sistemit shëndetësor, kuotat për ilaçe janë e kaluar, janë vendosur tre insulina të reja dhe 10 pompa të reja për diabetikët, si dhe është rritur numri i ilaçeve për personat me sëmundje të rralla”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat