Schulz: BE-ja duhet ta mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Schulz: BE-ja duhet ta mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:56
Martin Schulz

Ish-kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz, thekson se Bashkimi Evropian në tetor duhet të caktojë datë për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mendoj se si personalitete duhet t’i mbajmë premtimet, sidomos në jetën politike. Shpresoj se në tetor Këshilli do të vendosë për nisjen e bisedimeve, ashtu siç ishte premtuar”.

“Shpresoj që nuk do të ketë sërish shtyrje. Megjithatë, përvoja ime pas tre dekadave punë me institucionet evropiane, më thotë se nuk mund të parashikojmë asgjë. Kështu që nuk e di se çfarë do të ndodh”, tha Schulz, në fjalimin e tijnë forumin “The Economist” që u mbajt në Shkup.

Sipas tij, nga viti 2005 e këndej liderët e BE-së kanë filluar të luajnë lojëra në shtetet e tyre për çështjet evropiane, ku e përmendi shembullin e kryeministrit britanik David Cameron dhe vendimin për referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat