Ilaçi “Ranitidin” tërhiqet edhe në Maqedoni, përmban substanca që shkaktojnë kancer

Maqedonia

Ilaçi “Ranitidin” tërhiqet edhe në Maqedoni, përmban substanca që shkaktojnë kancer

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Nga tregu i Serbisë dhe Kroacisë është tërhequr ilaçi Ranitidin, për shkak të dyshimeve se ka substanca aktive “nitrosodimethylamine (NDMA)”, e cila është kancerogjene dhe mund të shkaktojë kancer.

Kompania “Hemofarm”, për shkak të kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, i tërheq gjitha seritë e ilaçit Ranitidin. Mediumet serbe shkruajnë se nga tregu janë tërhequr gjitha prodhimet që përmbajnë ranitidin.

Nga Agjencia për ilaçe në Maqedoni (MALMED) nuk informojnë nëse i kanë njoftuar barnatoret dhe mjekët amë për tërheqjen e ilaçit Ranitidin. Por, përmes një kumtese me kërkesë të mediumeve, thonë se ilaçin e kanë tërhequr nga tregu nga prodhuesit:

-LEK Shkup, LEK Ljubljana DOOEL, Ranital 150 mg, tableta, dhe
-Hemofarm, A.D Përfaqësia industriale kimike Shkup, Ranitidin 75 mg, tableta.

Ilaçet që përmbajnë ranitidin si substancë aktive, përdoren tek pacientët që kanë gjendje të ulçerëve në stomal, me qëllim që të ulet prodhimi i acidit në stomak.

Nga MALMED thonë se në territorin e Maqedonisë së Veriut ka edhe ilaçe tjera për trajtimin e kësaj gjendje, të cilët mund të merren si terapi zëvendësuese. Pacientët duhet të drejtohen tek mjekët amë ose farmaceutët, në rast të ndonjë pyetje në lidhje me këtë terapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat