Donçev: Buxheti i Fondit për vitin 2020 është për 100 milionë më i madh se ai i 2018

Maqedonia

Donçev: Buxheti i Fondit për vitin 2020 është për 100 milionë më i madh se ai i 2018

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:46
Dan Donçev

Ka para për masën më të fundit për të hequr kuotat e ilaçeve, tha sot drejtori i Fondit Shëndetësor, Dan Donçev për emisionin “Top Tema”.

Siç theksoi Donçev në debat, të ardhurat e Fondit për vitin 2020 do të jenë mbi 100 milionë euro më të larta se ato në vitin 2018 falë politikave dhe lëvizjeve aktuale ekonomike.

Ai gjithashtu njoftoi se do të zbatohet edhe reforma bazë e planifikuar e listës pozitive.

“Heqja e kuotave të ilaçeve është një lajm i mirë, i këndshëm, për të mirën e të gjithë qytetarëve. Përfitime do të kenë të gjithë të siguruarit. Çdokush nga çdo barnatore do të mund të marrë ilaçin e vet në çdo kohë. Eleminimi i sistemit të kuotave do të zgjidhte problemin dekadash të mungesës së ilaçeve që ishte veçanërisht e dukshme në muajt e dimrit”, sqaroi Donçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat