Shkup, prej sot fillon audio incizimi i seancave gjyqësore

Maqedonia

Shkup, prej sot fillon audio incizimi i seancave gjyqësore

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të promovohet pajisja teknike për audio incizim të seancave gjyqësore, donacion nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Me këtë rast, Gjykatën do ta vizitojë delegacioni i Ambasadës së SHBA-së në Shkup, i kryesuar nga ambasadorja, Kate Marie Byrnes.

Nga Gjykata informojnë se me pajisjen e re sot do të incizohet seanca kryesore e lëndës me numër 1500/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat