Plevneliev: Bullgaria nuk duhet t’i japë shuplakë Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Plevneliev: Bullgaria nuk duhet t’i japë shuplakë Maqedonisë së Veriut

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:28
Rosen Plevneliev

“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe NATO, ndërsa Sofja nuk duhet t’i jep shuplakë Shkupit, por ta mbështetë dhe ta zgjerojë bashkëpunimin në të gjitha fushat”.

Këtë e ka thënë ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev. Sipas tij, nuk duhet të ketë manipulime me historinë dhe në vend që të promovohet patriotizmi i rrejshëm, duhet të forcohet bashkëpunimi me Shkupi.

“I vetmi i cili nuk e ka aprovuar arritjen është presidenti Rumen Radev. Dështimi i tij në politikën e jashtme është i dukshëm. Ai ka vendosur që të mbajë takim me kreun shtetëror dhe të vendosë vija të kuqe. Në këtë rast nuk duhet të demonstrojmë patriotizëm të rremë para zgjedhjeve”.

“Bullgaria nuk duhet që të jetë vend i cili do t’i japë shuplaka dhe t’i tregojë ‘kartonin e kuq’ Maqedonisë së Veriut. Pozitive është ajo që Qeveria me pragmatizëm dhe urtësi ka dalë nga situata”, tha Plenveliev.

Sipas tij, për afrim më të madh midis dy popujve vëllezër, nevojitet punë dhe durim më i madh, si edhe zgjerim i bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat