Qeveria mbështet shkollën e re shqipe në Idrizovë - Bota Sot
Qeveria mbështet shkollën e re shqipe në Idrizovë

Maqedonia

Qeveria mbështet shkollën e re shqipe në Idrizovë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Qeveria mbështet ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Idrizovë. Qeveri i dha detyrime konkrete komunës së Gazi Babës që të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e projektit për ndërrimin e shkollës së re dhe me këtë të jepet rrugë-zgjidhje fatit të nxënësve shqiptarë të këtij fshati.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin për nevojën e ndërtimit të një shkolle të re fillore në Idrizovë të Gazi Babës si dhe miratoi vendim me të cilin i rekomandon komunës së Gazi Babës që ti ndërmerr të gjitha aktivitet dhe të dorëzojë kërkesë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e kësaj shkolle përkatësisht të ndajë tokë përkatëse në pajtim me nevojat e numrit të nxënësve, elaboratin e efikasitet energjetik, elaboratin gjeodezik me të dhënat numerike për tokën ndërtimore dhe raportin përfundimtarë për projektin themelor.

Deri në ndërtimin e shkollës së re, qeveria obligoi Komunën e Gazi Babës që të sigurojë mësim në gjuhën shqipe për nxënësit deri në klasën e 9.

Qeveria

Deri në ndërtimin e shkollë së re, qeveria i rekomandon komunës së Gazi Babës që të udhëhiqet nga parimet e konceptit një shoqëri për të gjithë dhe nga angazhimet për arsim të integruar, ndërsa pajtim me prindërit e nxënësve të sigurojë të gjitha kushtet që do të jenë të nevojshme që nxënësit të mësojnë atje ku vendosin prindit.

Banorët e Idrizovës për disa vite me radhë kanë kërkuar që fëmijëve të tyre të u mundësohet arsimimi deri në klasën e nëntë në shkollën fillore “Njegosh”, në lagjen Jurumleri, ku në gjuhën shqipe mësimi është zhvilluar vetëm deri në klasën e 5-të. Komuna e Gazi Babës, fillimisht iu përgjigj negativisht kërkesës së prindërve me arsyetimin se nuk ka vend për paralele shtesë në shkollën “Njegosh”, ndërkohë që më pas propozoi ndërtimin e një shkolle krejtësisht të re në fshatin Idrizovë ku do të mësonin të gjithë nxënësit shqiptarë nga klasa e parë deri në të nëntën. Mirëpo, ky propozim nuk u mirëprit nga banorët maqedonas të Idrizovës të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një shkolle të posaçme vetëm për nxënësit shqiptarë, por kërkojnë që në objektin e ri shkollor të mësojnë të gjithë fëmijët e Idrizovës, pavarësisht përkatësisë etnike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...