Maqedoni, deri më 21 tetor duhet të formohet Grupi i punës për vetingun në MPB

Maqedonia

Maqedoni, deri më 21 tetor duhet të formohet Grupi i punës për vetingun në MPB

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:43
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Informacionin e Propozim-planit për masa, aktivitete dhe dinamikë të zbatimit të procesit të vetingut te të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Qeveria e obligoi ministrin e Punëve të Brendshme, deri më 21 tetor 2019, të formojë Grup të punës për vërtetimin e procesit të vetingut te të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe përmes kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kërkojë që në Grupin e punës të marrin pjesë së paku tre përfaqësues të partive politike nga Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e që do të jenë mbikëqyrës në procesin e vetingut në MPB”, thuhet në njoftimin e shërbimi qeveritar për shtyp.

Planin, siç thuhet në njoftim, e ka përpunuar Grupi i punës, që krahas përfaqësuesve të MPB-së, marrin pjesë edhe përfaqësues të akademisë, Sindikatës së Policisë, OSBE, Ambasadës së SHBA-ve si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat