Policia e Tetovës arreston dy persona për posedim të lëndëve narkotike - Bota Sot
Policia e Tetovës arreston dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Policia e Tetovës arreston dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Zyrtarët e SPB Tetovë, mbrëmë kanë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për posedim të marihuanës.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 minuta, në rrugën regjionale që lidhën fshatrat e Gostivarit Vrapçisht dhe Debreshtë, pjesëtaret e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat G.M. (31) nga fshati Zdunjë, R.M. (44) dhe I.S. (23) të dy nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre, është gjetur marijuanë e cila është foto-dokumentuar, konfiskuar dhe dërguar për ekspertizë”, thonë nga SPB Tetovë.

Tre personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin Policorë-Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas çka do të përgatitet edhe padiadekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...