Buzaku pas deklaratës së Rexhepit: Është njeri plak dhe nuk e di se çfarë flet

Maqedonia

Buzaku pas deklaratës së Rexhepit: Është njeri plak dhe nuk e di se çfarë flet

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:42
Sulejman Rexhepi

Skender Buzaku i cili pretendon kreun e BFI-së thotë se nuk habitet nga deklarata e Sulejman Rexhepit, i cili tha se “me persona gej nuk merrem”..

Buzaku thotë se Rexhepi është i frikësuar nga organet e hetimit, ndërsa deklaratën e tij e vlerësoi si ofendim dhe gjuhë të urrejtjes.

“Zoti thotë se ka dërguar të dërguarin që të shpërndajë vlera morale. Ne liderët fetarë për këtë jemi, të japim paqe dhe mirëkuptim. Në asnjë rast nuk duhet të deklarojmë ofendimi apo gjuhë të urrejtjes. Nuk habitem nga deklaratat, atë e deklaron gjithmonë, për shkak se është plak dhe edhe vet ai nuk e din se çfarë po flet. Në mungesë të argumenteve, ai ofendon. Këto janë fjalë të ulëta banale. Ne luftën do të çojmë në mënyrë insitucionale. Ne nuk kërcënojmë. Ne kemi informacione se ai ka kryer vepra penale”, tha Buzaku.

Buzaku thotë se nga dëshmitë që ai i posedon shihet se si Rexhepi i keqpërdor fondet në BFI.

Dëshmitë që ai i posedon, nesër opinioni do t’i merr vesh dhe do t’i paraqesë në Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat