Graziano: Maqedonia ka rol të rëndësishëm te stabiliteti në rajon

Maqedonia

Graziano: Maqedonia ka rol të rëndësishëm te stabiliteti në rajon

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:05
Pamje nga takimi

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneral Claudio Graziano në kuadër të vizitës së tij tek Armata e Maqedonisë sot kishte takim me nikoqirin e tij, gjeneralin e Shtabit të Përgjithshëm të armatës, gjeneralin Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Siç njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i armatës, në takim mes gjeneralit Gjurçinovski dhe me Grazianon, është biseduar për pjesëmarrjen e Armatës te misionet paqeruajtëse të BE-së, procesin e transformimit dhe integrimit në NATO dhe për përkrahjen e dhënë nga Komiteti Ushtarak për integrimet e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

“Në takimin mes ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska me mysafirin e lartë u bisedua për pjesëmarrjen e vendit tonë në trajnime ndërkombëtare dhe misione të BE-së. Dy bashkëbiseduesit përshëndetën procesin ratifikues për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duke shpresuar se në fund të këtij viti do të merret vendimi pozitiv për nisjen e bisedimeve”, thuhet në kumtesë.

Në mbledhje delegacionit të BE-së i është prezantuar kontributi i njësive të Armatës në misionet paqeruajtëse, ndërsa Gjurçinovski ka theksuar se pjesëmarrja e Maqedonisë kontribuon tek politikat mbrojtëse.

Graziano ka me fjalë lavdëruese ka theksuar pjesëmarrjen dhe profesionalitetin e pjesëtarëve të ARM-së tek misionet paqeruajtëse dhe më pastaj ka thënë se vendi ka rol të rëndësishëm tek stabiliteti i rajonit me qasjen dhe mënyrën e zgjidhjes së sfidave si në aspekt politik ashtu edhe në aspekt të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat