Gjermania kërkon konferencën e parë ndërqeveritare në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Gjermania kërkon konferencën e parë ndërqeveritare në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Në draft-vendimin të ministrave të BE-së për samitin e 15 tetorit thuhet se “në dritën e reformave të arritura, blloku Evropian ka vendosur të hap negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut”, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters” e cila kishte qasje në dokument përpara se të caktohej data për negociatat e vendit.

Në të thuhet se, sipas teksteve, Gjermania po kërkon të ashtuquajturën konferencën e parë ndërqeveritare ose një takim paraprak midis Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të BE-së që do të mbahet deri në fund të këtij viti, me çka në thelb do të fillonte negociatat.

Dokumenti përmban pjesë të përgatitura për Shqipërinë, sepse BE është e shqetësuar për korrupsionin në atë vend, ndërsa Gjermania në përgjithësi pranon të fillojë procesin me atë vend, por pa specifikuar një datë të saktë derisa Tirana të plotësojë disa kushte.

Bundestagu gjerman votoi muajin e kaluar për të filluar bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa pas këtij vendimi Gjermania përgatiti një propozim të ri konfidencial për në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat