Pas pesë vjetëve Komisioni i përzier Maqedoni-Rusi do të takohen në Ohër

Maqedonia

Pas pesë vjetëve Komisioni i përzier Maqedoni-Rusi do të takohen në Ohër

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Për herë të parë pas pesë vjetëve, Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Rusisë do të zhvillojë takimin e tij të parë. Takimi është caktuar për më 14-16 nëntor në Ohër dhe takimet përgatitore do të mbahen në Moskë javën e ardhshme.

Komisioni ndërqeveritar do të jetë funksional pothuajse pas pesë vjetëve pasi mbledhja e fundit u mbajt në Kaliningrad, Rusi, më 2014.

“Në mbledhjen e së mërkurës ne do të jemi pjesë e delegacionit të udhëhequr nga ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski. Nga pala ruse do të mirëpritemi nga nënkryetari i Komitetit të Përbashkët, Gruzdev. Takimet janë caktuar me zv. ministrin e Bujqësisë, si dhe me zv. kryetarin e Odës Ekonomike të Federatës Ruse. Kjo do të forcojë bashkëpunimin”, thotë kryetari Odës Ekonomike të Maqedoni-Rusi, Dejan Beshliev.

Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e fitosanitar dhe beterinarisë Ruse, i cili rregullon rregullat e eksportit.

Janë njoftuar disa ndryshime në rregullat e importit në Federatën Ruse. Do të jetë shumë mirë t’i merrni këto informacione paraprakisht për t’i shpërndarë me kompanitë tona”, tha Beshliev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat