Vangellovski ka dorëzuar ankesë për shkarkimin e tij nga Gjykata e Lartë

Maqedonia

Vangellovski ka dorëzuar ankesë për shkarkimin e tij nga Gjykata e Lartë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:08
Jovo Vangellovski

Jovo Vangellovski paraqiti dy ankesa pasi që Këshilli Gjyqësorë e pezulloi dhe shkarkoi nga funksioni i kryetarit të Gjykatës së Lartë para se t’i mbaroj mandati.

Vangellovski ka dorëzuar ankesë për pezullimin dhe shkarkimin e tij. Gjykata e Lartë do të krijojë një komision prej tre gjyqtarëve, një nga secili nga katër rrethet e apelit dhe dy nga gjykata vendore e gjykatësit të pushuar nga puna. Nëse pranohet ankesa, Këshilli Gjyqësor do të vendos përsëri për pushimin e tij.

Këshilli Gjyqësorë njëzëri një muaj më parë vendosi të shkarkojë Vangellovskin për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesional dhe jo etike, për shkak të shfuqizimit të masës së paraburgimit për Sead Koçanin për rastin “Trust”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat