Zaev: Të fokusohemi në politikat lokale për jetë më të mirë të qytetarëve

Maqedonia

Zaev: Të fokusohemi në politikat lokale për jetë më të mirë të qytetarëve

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:35
Zoran Zaev

Është shumë e rëndësishme të përqendrohet në politikat lokale, zgjidhjet më praktike që do të kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës për qytetarët në mjediset lokale. Të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme për jetesë të mirë është mesazhi që kryeministri Zoran Zaev që dërgoi nga komuna e Lozovës ku mori pjesë në hapjen e ndërtesës së re administrative të vetëqeverisjes lokale.

“Në më pak se dy vjet, komuna e Lozovës u bë me ndërtesë të re prej 420 metrash katrorë me 16 zyra të pajisura me pajisje moderne dhe teknologji të re kompjuterike. E gjithë kjo është në funksion të administratës komunale, dhe në funksion të nevojave të qytetarëve”, tha Zaev.

Ai theksoi se kryetari Aco Velkovski, me mbështetjen e Këshillit, arriti ta fusë komunën në këmbë të shëndetshme, duke shlyer borxhet dhe duke punuar në mënyrë transparente.

“Komuna e Lozovës nuk është më e detyruar të investojë fondet që merr nga qytetarët në projekte me interes publik”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat