Spasovski dhe Zhernovski në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Maqedonia

Spasovski dhe Zhernovski në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në përbërjen e së cilës do të jetë edhe zv.s Ministri i Jashtëm, Andrej Zhernovski, nga sot do të jenë në Gjenevë për të marrë pjesë në Sesionin e 70-të të Komitetit Ekzekutiv të Programit të Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Nesër, Spasovski do të mbajë një fjalim, ndërsa theksi do të jetë veprimet e vendit për çështje që janë të larta në agjendën e Komisionerit të Lartë të KB për refugjatët.

Gjatë konferencës, Spasovski dhe Zhernovski do të zhvillojnë takim dypalësh me Komisionerin e Lartë të KB-së për refugjatët Filippo Grandi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat