Vetëm shtatë persona të punësuar në Agjencinë për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Vetëm shtatë persona të punësuar në Agjencinë për përdorimin e gjuhëve

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Megjithëse konkursi i fundit për punë në Agjencinë e Përdorimit të Gjuhëve ishte i hapur për trembëdhjetë persona dhe numri i aplikantëve ishte i madh, por kushtet i kanë plotësuar vetëm shtatë prej tyre, pesë shqiptarë dhe dy maqedonas, informon “Alsat”.

“Aktualisht janë vetëm 15 zyrtarë në këtë organ qeveritar të sapoformuar, ndërsa parashikohet që të nevojshëm janë 74 persona.

Agjencia për Administratë, e cila ka shpallur konkursin, thotë se së shpejti do të hapet edhe një konkurs. Një nga kriteret që të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë është njohja e mirë e gjuhës maqedonase.

Puna që duhej të bëhej nga një ekip prej 74 punonjësve me kohë të plotë, siç parashikohet në Ligjin për këtë Agjenci, për momentin ekipi përbëhet prej tetë persona me kontratë në vepër dhe shtatë persona me kohë të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat