Qytetarët nuk besojnë se rasti “Haraçi” do të zgjidhet tërësisht

Maqedonia

Qytetarët nuk besojnë se rasti “Haraçi” do të zgjidhet tërësisht

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Çdo qytetar i dytë mendon se rasti “Haraçi” nuk do të zgjidhet tërësisht, tregon anketa e fundit e bërë nga Instituti për Kërkime Politike të realizuar pas kërkesës së “Detektor”.

Sipas saj, 48.7% e të anketuarve besojnë se ky rast nuk do të zgjidhet kurrë tërësish, ndërsa 27.9% e të anketuarve presin një epilog të plotë.

Shumica dërmuese e qytetarëve janë të bindur se ka korrupsion në PSP. 38% e të anketuarve mendojnë se disa individë në PSP janë të korruptuar dhe pothuajse identikë 37.8% janë të mendimit se PSP është plotësisht e korruptuar, ndërsa vetëm 9.5% e qytetarëve mendojnë se PSP është profesionale.

Anketa është kryer me telefon, prej 14 deri më 17 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat