Shefi i diplomacisë austriake nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shefi i diplomacisë austriake nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 09:54
Aleksandar Shalenberg

Ministri federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Aleksandar Shalenberg, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç bëri të ditur MPJ, Shalenberg do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, pas çfarë të dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.

Në suaza të vizitës në vend, shefi i diplomacisë austriake do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Në takimet pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme politike dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, si dhe perspektivat evropiane të vendit tonë. Gjithashtu do të shkëmbehen edhe mendime për bashkëpunim rajonal, gjendja në EJL dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, shtohet në kumtesën e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat