Rama, Zaev dhe Vuçiq të enjten në takim në Novi Sad

Maqedonia

Rama, Zaev dhe Vuçiq të enjten në takim në Novi Sad

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 12:50
Vuçiq dhe Zaev

Më 10 tetor (e enjte) në Novi Sad të Serbisë, do të mbahet takimi trepalësh mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Siç kanë njoftuar nga kabinet i Vuçiqit, takimi do të mbahet në pavijonin ushtarak në kalanë “Petrovaradinska”.

Sipas paralajmërimeve, në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjegjësisht krijimin e “Schengenit të vogël”. Gjithashtu do të diskutohet edhe për bashkëpunime në fusha tjera në mes këtyre tre shteteve.

“Kemi kuptuar se vetë jemi të vogël dhe të dobët, por nëse bashkohemi në lidhje me liritë ekonomike, nëse dalim si bllok ndaj Bashkimit Evropian dhe të tjerëve, besoj se fuqia jonë do të jetë shumë më e madhe. Duam të lidhemi më fuqishëm ekonomikisht, me çka do të rritej niveli i investimeve”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i parë i përbashkët në mes Ramës, Zaevit dhe Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat