Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së kërkojnë të kyçen në bisedimet për Ligjin Zgjedhor

Maqedonia

Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së kërkojnë të kyçen në bisedimet për Ligjin Zgjedhor

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:48
Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së

Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së kërkojnë të kyçen në negociatat për ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin Zgjedhor.

Përmes një kumtese, ata thonë se do të angazhohen për uljen e numrit të deputetëve, për përfaqësim të personave me nevoja të veçanta në lista, për përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në lista dhe për zgjidhje e cila do të garantojë përfaqësim për bashkësitë e vogla etnike.

“Ne do të jemi partnerë konstruktiv në negociata dhe do të përfaqësojmë angazhimin tonë për një demokraci më të madhe në mënyrën e zgjedhjes së deputetëve, të cilët do të kontribuojnë për të shprehur mendime të ndryshme. Koncepti i listave të hapura është një pikënisje e mirë për diskutime të mëtejshme”, thonë tetë deputetët e pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat