Në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ konfiskohen 51 kilogramë marihuanë

Maqedonia

Në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ konfiskohen 51 kilogramë marihuanë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Rreth 200.000 euro është vlera e konfiskuar e marihuanës në vendkalimin kufitar në ‘Bogorodicë’.

Droga ka qenë e destinuar për në Turqi dhe është gjetur tek automjeti i një shtetasi shqiptar, ndërsa më të ka qenë edhe djali i tij.

Shefja e Shërbimin për luftën kundër krimit ekonomik në Departamentin për hetime, Sektori për kontroll dhe hetime, Liljana Zhivkoviq-Davitkova, sot në konferencë për shtyp njoftoi se droga është zbuluar tek një automjet ku shoferi dhe djali i tij, shtetas shqiptar.

“Sipas njoftimeve tona, kemi informacione se droga ka qenë e destinuar për tregun turk. Vlera e drogës është mes 140 deri 180 mijë euro. Droga është marë nga Shqipëria”, tha Zhivkoviq-Davitkova.

Droga është gjetur nën ulëset e automjetit dhe peshon rreth 51 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat