Maqedoni, BFI: Kërkojmë përgjegjësi për manipulimet

Maqedonia

Maqedoni, BFI: Kërkojmë përgjegjësi për manipulimet

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:34
Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi nga BFI thuhet se “me vendimin e Gjykatës së Apelit dhe me vendimin e Gjykatës Themelore Shkup, të datës 04.10.2019, e cila hedh poshtë pretendimin e Skender Buzakur për t’u emëruar Reisul Ulema i BFI, do të thotë se Reisul Ulema legjitim dhe legal i këtij institucioni është Sulejman ef. Rexhepi”..

Sips tyre, Rexhepi është i zgjedhur në mënyrë ligjore, bazuar në ligjet dhe kushtetutës e BFI-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shprehim habinë dhe pakënaqësinë tonë si Institucion nga fakti se edhe pse nga ky vendim i Gjykatës askush nuk ka dhënë përgjegjësi penale për manipulimet dhe falsifikimet të cilat janë bërë në përpjekje për të rinuar autoritetin e BFI dhe Kryetarit të saj”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Ata kërkojnë që ata të cilët, siç thonë nga BFI, u morën me manipulime, keqpërdorime dhe falsifikime, të përgjigjen para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat