Gjykimi për rastin ‘TNT’ vazhdon më 15 tetor

Maqedonia

Gjykimi për rastin ‘TNT’ vazhdon më 15 tetor

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:37
Ilustrim

Gjykimi për lëndën ‘TNT’, përkatësiht për rrënimin e kompleksit Kosmos vazhdon më 15 tetor. Në seancën e sotme janë dëgjuar dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe udhëheq gjykatësi Ognen, Stavrev, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është ish prokurori i PSP-së, Bursim Rustemi.

Në seancë mori pjesë edhe investitori i ndërtesës Kosmos, Fijat Canovski.

Në këtë lëndë të akuzuar janë Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa Nikolla Gruevski gjykohet në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat