OBRM-PDUKM: Paaftësia e LSDM-së i ka kushtuar një milion euro për tre ditë “TEC Manastirit”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Paaftësia e LSDM-së i ka kushtuar një milion euro për tre ditë “TEC Manastirit”

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 17:18
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se paaftësia e LSDM-së i ka kushtuar “TEC Manastirit” 1 milion euro vetëm për tre ditë.

Sipas OBRM-PDUKM-së, tre ditë jashtë përdorimit është blloku 1 në “TEC Manastir”.

“Vetëm kyçja dhe shkyçja e një blloku në REK Bitolla i kushton shtetit 200.000 euro, në mënyrë shtesë me çdo ditë jo punë kemi 240.000 euro dëm. Për shkak të amatorizmit të pushtetit blloku 1 bie dhjetëra herë nga përdorimi që nga LSDM-ja është në pushtet. Dëmi për shtetin është shumë i madh. Paratë në vend të projekteve të reja shkojnë për të riparuar dëmin nga paaftësia e LSDM-së”.

“LSDM me sa duket paguan shtrenjtë për stërvitjen e ushtarëve të partisë pra duke shuar vazhdimisht bllokun 1 dëshiron të mësojë ushtarët e partisë se si të përjashtojnë dhe përfshijnë bllokun 1. Por mësimi i tyre është padyshim i vështirë sepse shpërthimet nuk kanë fund”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat