Alagjozovski: Është i gatshëm marrëveshja kolektive e të punësuarve në kulturë

Maqedonia

Alagjozovski: Është i gatshëm marrëveshja kolektive e të punësuarve në kulturë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:07
Rober Alagjozovski

Kryetari i Komisionit për Kulturë pranë LSDM, Rober Alagjozovski sot deklaroi se është përgatitur Draft-marrëveshja kolektive për të punësuarit në kulturë.

Nga LSDM thonë se do të përmirësohen padrejtësinë dekadëshe që i ka sjell OBRM-PDUKM.

Marrëveshje kolektive, siç theksoi Alagjozovski, për herë të fundit është nënshkruar në vitin 2005 mes SASHK-ut dhe Ministria e Kulturës.

“LSDM përgatiti Draft-marrëveshje kolektive për të punësuarit në kulturë, ndërsa në periudhën e kaluar u mbajtën disa takime dhe konsultime me përfaqësuesit e sindikatave dhe institucioneve të kulturës për zgjidhjen e nevojave urgjente dhe problemet që dalin në marrëdhëniet e punës me artistë dhe të punësuarit tjerë në kulturë. Pas disa viteve ngecje, po avancohen të drejtat e të punësuarve në kulturë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e përkushtuar që të punojë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha Alagjozovski.

Sipas tij, tashmë 2.899 persona do të marrin paga më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat