Mançevski: Lufta kundër dezinformtave tashmë pjesë e obligimeve tona ndaj NATO-s

Maqedonia

Mançevski: Lufta kundër dezinformtave tashmë pjesë e obligimeve tona ndaj NATO-s

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:07
Damjan Mançevski

Kërcënimet hibride lidhur me informacionet dhe kërcënimet që ndikojnë ndaj aspekteve politike, territoriale dhe ekonomike të një vendi përmes shfrytëzimit të informacioneve, dezinformatave, mosinformimit dhe mediat janë temë e debatit në kuadër të “Tryezës së dytë rrumbullaktë për liderë të pozitave të larta, kërcënimeve hibride lidhur me informacionet” që prej sot në pesë ditët e ardhshme do të mbahet në Ohër.

Në fjalimin para pjesëmarrësve në takim ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski theksoi se kërcënimet hibride janë të llojllojshme dhe vazhdimisht ndërrohen, ndërsa për ballafaqim me ato është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe koordinimi i shumë institucioneve shtetërore.

Ai theksoi se shteti aktualisht është në fazën e definimit të infrastrukturës së saj kritike dhe organizimin e mbrojtjes së saj. Ekipet e Maqedonisë së bashku me partnerët nga bashkësia ndërkombëtare punojnë në ballafaqimin me kërcënimet, si pjesë e mbrojtjes kolektive.

“Kërcënimet hibride janë fushë komplekse dhe e madhe të cilat çdo dit zhvillohen në mënyrë të re dhe të paparashikueshme, sepse nuk i kemi të gjitha përgjigjet.Këtu së bashku me ekspertët, akademikë, ekspertë juridik dhe praktikantë nga nivelet e larta të fushës, do të këmbejmë mendime, njohuri dhe përvoja për gjetjen e përgjigjes përkatës në kërcënimet e reja”, tha Mançevski.

Ai tha se tërë atë që e bën Qeveria është me mbështetje të partnerëve të përforcohet rezistenca ndaj kërcënimeve, por jo vetëm të përgjigjemi dhe reagojmë por edhe të posedohet strategji komunikuese, të zhvillohen ligje të besueshme përmes transparencës që do të sjell deri në refuzimin e informatave të rreme.

Shtoi se është e nevojshme të punohet edhe në zhvillimin e mendimit kritik te qytetarët, me qëllim që secili individ të marrë informacione që të mund ta vlerësojë validitetin dhe burimin e saj.

“Lufta kundër dezinformatave nuk mund të jetë vetëm lëndë e debateve publike, ajo tashmë është pjesë e obligimeve tona ndaj NATO-s”, tha ministri Mançevski.

Mark Lajti, drejtor i Sektorit për komunikime pranë selisë supreme të NATO – forcave aleate të Evropës (SHAPE), theksoi se Republika e Maqedonisë Veriore ka arritur shumë në drejtim të sigurisë së saj dhe ballafaqimin me kërcënimet eventuale, por ende ka punë për tu bërë.

Kërcënimet e sigurisë sot nuk janë vetëm aeroplanë, tanke, anije. Sfidat nuk janë vetëm lloj i armëve konvencionale, por mbrojtje e vlerave tona nga informacionet e rreme, dezinformatat, nga kërcënimet që i paraqesin burime të panjohura. Për këtë çështjet e sigurisë nuk janë të rëndësishme vetëm për shoqëri e Maqedonisë për bashkësinë e gjerë veriatlantike. Kjo konferencë duhet të na mundësojë t’i shqyrtojmë të gjitha kërcënimet dhe të gjejmë përgjigje si të reagohet ndaj tyre”, tha Lajti.

Konferenca në Ohër mbahet në kuadër të programit Shkencë për paqe dhe siguri, në bashkëorganizim të Qeverisë të RMV dhe Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së. Në të marrin pjesë liderë të pozitave të larta prej mbi 20 shteteve nga Evropa, nga SHBA-ja dhe nga NATO. Organizatorët e tryezës së rrumbullakët janë Universiteti Xhorxh Mejson (George Mason University) i SHBA-së, Akademia Ushtarake “General Mihailo Apostoloski” nga Shkupi dhe Fakulteti i kriminalistikës, kriminologjisë dhe studimeve të sigurisë nga Sarajeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat