Thaçi: BDI dëboi shqiptarët nga Maqedonia dhe për këtë arsye nuk dëshiron regjistrim të popullsisë

Maqedonia

Thaçi: BDI dëboi shqiptarët nga Maqedonia dhe për këtë arsye nuk dëshiron regjistrim të popullsisë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:49
Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në emisionin “10 minuta” në TV21, deklaroi se BDI nuk dëshiron të zbatohet regjistrimi i popullsisë, për arsye se frikësohet se shqiptarët në Maqedoni do të jenë nën 20%.

Sipas Thaçit, politikat e gabuara të BDI-së i kanë detyruar shqiptarët që të ikin nga vendi.

Ligji për regjistrimin e popullsisë, që duhet të zbatohet nga Enti Shtetëror për Statistika ende nuk është votuar në Kuvend.

“E keni vërejtur se në BDI ka një lloj frike për zbatim të regjistrimit të popullsisë. Mund të mos e thonë publikisht, por ka gjasa që ka rrezik që numri i shqiptarëve të jetë ulur nën 20%. Kjo mund të jetë e vërtetë, por kjo zbulon edhe një të vërtetë tjetër se që nga vitit 2011, 19 apo 18 vite të veprimit politik BDI-së rezulton me fiasko”, tha Thaçi.

Sipas tij, nëse sot frikësohemi se jemi nën 20%, atëherë analiza thotë se shqiptarët kanë ikur nga këtu për shkak se nuk kanë parë perspektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat