Hungaria që nga 5 gushti ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Hungaria që nga 5 gushti ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:38
Nikolla Gruevski

Ministria e Drejtësisë që nga 5 gushti e ka pranuar të vetmin njoftim se Gjykata e Lartë Rajonale e Hungarisë ka marrë vendim se nuk janë përmbushura kushtet për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit.

Ata e arsyetojnë vendimin se Hungaria i ka dhënë azil Nikolla Gruevskit.

“Sipas aktit numër XXXVIII për ndihmë ndërkombëtare tek lëndët ndërkombëtare, personit i cili i është dhënë azili nuk do të ekstradohet në shtetin nga ku është arratisur. Për këtë shkak, Ministria e Drejtësisë refuzon kërkesën për ekstradim”, thuhet në njoftim.

Ministria e Drejtësisë dy herë kërkoi ekstradimin e Gruevski, si i dënuar për rastin ‘Tanku’ dhe si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat